DEKLARATE PER POLITIKAT E PRIVATESISE MBI REKRUTIMIN

I / e nderuar aplikant!

Kjo është faqja zyrtare për rekrutimin e kandidatëve për punë pranë shoqërive të InfoSoft Group. Duke vlerësuar interesimin tuaj për tu punësuar në Grupin tonë, ju sqarojmë se InfoSoft Management Services Sh.P.K., është shoqëria e autorizuar për ofrimin e shërbimeve për rekrutimin e kandidatëve për punë.

Kjo shoqëri siguron që  të dhënat përsonale të çdo aplikanti të cilat mberrijnë në bazën e të dhënave te saj, ruhen me sistem sigurie të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor, në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e paraqitura. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , Nr. K-09042008, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale me Nr. 06/L-082, si dhe aktet nënligjore në fuqi.

Me dëshiren per të pasur një bashkëpunim sa më efikas, garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do te bëhet vetëm për qëllime rekrutimi pranë shoqërive tona, në funksion të vlerësimit të përshtatjes suaj me kriteret e posteve vakante.

Ne cilesinë e kontrolluesit dhe përpunuesit, kemi marrë masat e duhura për të mbrojtur të dhënat përsonale nga shkatërrime të paligjshme dhe/apo aksidentale, humbjes, manipulimit si dhe aksesit apo përhapjes së tyre nga persona të paautorizuar.

Referuar legjislacionit në fuqi kushtuar mbrojtjes së të dhënave përsonale, nëpërmjet një kërkese dërguar me postë elektronike në adresen zyrtare humanresources@itd-ks.com, ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave tuja, plotësuar vullnetarisht gjatë aplikimit për punësim.

Duke klikuar mbi Pranoj, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave të paraqitura nga ju, në formularin e aplikimit për punësim dhe fazave të tjera rekrutimit. Procesi i përzgjedhjes, gjithashtu nënkupton se të dhënat tuaja mund të transferohen nga Infosoft Management Services shpk, në një shoqëri tjetër brenda Infosoft Group.

Të dhënat tuaja do të ruhen në bazën tonë të të dhënave për një periudhë 1 vjeçare dhe do të konsiderohen për qëllime rekrutimi, jo vetëm për postet aktuale vakante, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të shfaqen në të ardhmen, në shoqeritë e InfoSoft Group.