Departamenti i burimeve njerëzore

Departamenti i Burimeve Njerëzore luan një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe veprimtarinë e përgjithshme të Kompanisë.

Shtyllat kryesore në të cilat bazohet aktiviteti ynë janë:

  • Rekrutimi i një stafi sa më profesional, ambicioz dhe të kualifikuar, përmes zbatimit të programeve efiçentë.
  • Trajnimi  i vazhdueshëm i stafit me qëllim përmirësimin e performancës, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brënda strukturës së Kompanisë.
  • Vlerësimi i rregullt dhe i dokumentuar i punës së  secilit  punonjës, në funksion  të  motivimit  dhe  përmbushjes së detyrave konkrete të postit të punës.
  • Motivimi i punonjësve në drejtim të nxitjes së aftësive personale dhe rritjes së efikasitetit në punë.